Në fshatin Frashër të Mitrovicës së Jugut pasditen e djeshme një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës, ka shkuar në shtëpinë e saj.
Organe e rendit njoftojnë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Frashër, Mitrovicë Jugu 03.01.2023-01:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës, ka shkuar në shtëpinë e saj . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje .