Aborti selektiv me bazë gjinore është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, ku që prej vitit 1990 ka 33 mijë vajza të munguara.
Jona, 30-vjeçarja nga Hasi, nëna e tre vajzave është rrëfyer në “Shqipëria Live” për problemin e saj. Ajo është detyruar nga bashkëshorti i saj që të abortojë pasi priste përsëri vajzë në shtatzëninë e katërt. Ai e kishte kërcënuar se do të divorcohej dhe do të merrte një grua tjetër që mund të bënte djalë.
“Vij nga qyteti i Kukësit, jam nënë e tre vajzave, dëshira më e madhe ishte të kishim një djalë, sapo bëra 12 javë e pamë dhe ishte vajzë. Kjo gjë për bashkëshortin ishte shumë e rëndësishme, filluan debatet, më pas mori një mjek në telefon dhe la një takim që të bënim abortin. Edhe mjeku tha që ta mendonim edhe njëherë sepse kishte pasoja. Por ai tha që ishte vajzë edhe do të hiqej. Shkuam në maternitet dhe u krye aborti. Nuk kisha zgjidhje tjetër, marrëdhënia jonë do të merrte fund se më kërcënonte me divorc, duhet të mbroja edhe 3 vajzat e thera, duhej të sakrifikoja një për tre të tjera. Ne ecim me idenë që djali është i shtëpisë dhe vajza lind në derë të huaj e do të shkojë në derë të vet. Ai më tha që nëse se bëja do të shkonte të merrte një grua që bën djem. Isha e detyruar edhe pse jam penduar. Më shoqëroi ai që të sigurohej që do të kryhej. Kur dola nga salla më vinte në mendje ndjenja e fajit. Unë mund të vdisja edhe vetë. Ai ishte indiferent totalisht pasi dola nga salla. Thoshte që t’i i ke tri ca e do të kartën, unë jam fajtorja që bëj vajza”, tha ajo.
/Top Channel/