×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bashkëpuntorja e Navalnyt: Kremlini e helmoi

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Një aleate e ngushtë e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny thotë se autoritetet në Moskë nuk duan të hetojnë rreth dyshimeve mbi helmimin e tij, pasi pas këtij akti qëndron Kremlini, pavarësisht kundërshtive.

    Lyubov Sobol një avokate në Fondacionin Anti-Korrupsion të Navalny dhe një aktiviste e shquar e opozitës, tha në një intervistë se të gjitha provat ekzistuese të çojnë tek Kremlini.

    “Për mua është absolutisht e qartë dhe nuk kam frikë ta them me zë të lartë këtë gjë se pas helmimit qëndron pikërisht Kremlini”, tha zonja Sobol. “Askush tjetër nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Helmi neuroparalitik është diçka që nuk mund të blihet në farmaci, është një substancë luftarake. Dhe për shkak të kësaj, ata nuk do ta hetojnë çështjen”, tha ajo.

    Bashkëpunëtorët e zotit Navalny i bënë një kërkesë Komisionit Hetues të Rusisë që autoritetet të nisin një hetim penal që mund të çojë në ngritjen e akuzave për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një figure publike, por ata thonë se nuk morën asnjë përgjigje.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë tha të enjten se hetimi i nisur javën e kaluar nuk gjeti ndonjë të dhënë për ndonjë “vepër penale të qëllimshme të kryer kundër” zotit Navalny. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha javën e kaluar se nuk ka baza për një hetim penal, përpara se të përcaktohej plotësisht gjendja shëndetësore e politikanit.

    Alexei Navalny, një kritik i njohur i Presidentit rus Vladimir Putin dhe që ka hetuar rreth korrupsionit në vend, u sëmur ndërsa po fluturonte nga Siberia drejt Moskës. Kjo gjë shkaktuar një ulje urgjente të avionit në Omsk të Siberisë. Mjeku dhe ndihmësja e tij personal thanë se zoti Navalny kishte pirë çaj të zi në një kafene të aeroportit, për të cilën ajo beson se ishte i helmuar. Fundjavën e kaluar zoti Navalny u transferua në Spitalin Charité të Gjermanisë për një “diagnozë të gjerë mjekësore”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Protesta opozitare e radhës në Shqipëri, do të mbahet me 26 nëntor ose ndryshe të martën që vjen. Njoftimi u dha nga...
    Të tjera
    Sport22 Nëntor 2024
    Përkrahësit e Manchester Cityt kanë shprehur shqetësimin e thellë rreth komenteve të Rodrit rreth Real Madridit, në intervistën e fundit. Rodri luan...
    Vip22 Nëntor 2024
    Vullneti dhe Drenusha janë përkujdesur për drekën e banorëve në shtëpinë më të famshme në vend. Shumë shpesh që nga fillimi i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Të hënën, 25 nëntor 2024,  do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Duke filluar nga ora 11:00, do të shqyrtohen këto...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit, përkatësisht, nga data 11-22.11.2024, ka ngritur gjithsej 121 aktakuza ndaj...
    Sport22 Nëntor 2024
    Kosovës do të përballet me Islandën në play off për inkuadrim në Ligën B të Kombeve. Kosova dhe Islanda do të ballafaqohen...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njësia e Taskë  Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.