Haki Abazi, i cili ishte zëvendës i Albin Kurtit në Qeveri, ka dalur i fundit në listën e 58 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilët kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Abazi i ka marrë 7 mijë e 627 vota.
Para zgjedhjeve të parafundit të 6 tetorit 2019, Abazi ishte anëtarësuar në LVV, duke u pritur si një nga prurjet më të rëndësishme.
Pas fitores së atyre zgjedhjeve dhe zyrtarizimit të koalicionit me LDK-në, Abazit iu dha pozita e zëvendëskryeministrit të parë/Front Online/