Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova i ka reaguar ish-kryetari të LDK-së Isa Mustafa i cili sot ka thënë se penalizimi i LDK-së në zgjedhje është sinjal i keq për të ardhmen e vendit, duke shtuar se do të ndihej i lehtësuar po ta dinte sepse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në.
Rugova, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ajo që ka shkruar Mustafa i demotivon njerëzit edhe më shumë, përcjell Front Online.
Sipas tij, koha e përralave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marrë fund.
Postimi i tij i plotë:
E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!/Front Online/