×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpartiaku i Etem Arifit: Kosova po i arreston peshqit e vegjël

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Qazim Rrahmani, sekretar i partisë së Etem Arifit ka qenë sot i ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin, në T7.

    Rrahmani ka thënë që Arifi i është dorëzuar organeve të sigurisë në momentin kur Kushtetuesja mori vendim ndaj kërkesës së ti.

    “Z.Arifi është vetdorëzuar dhe nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai është dorëzuar në momentin kur Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim. Në momentin që Kushtetuesja ka vendosur kundër kërkesës së tij ai është dorëzuar”, ka thënë Rrahmani.

    Sipas tij ai asnjëherë nuk është larguar nga Kosova.

    “Jo ai ka qenë në Kosovë gjithmonë dhe nuk ka asnjë informacion që ai është larguar nga Kosova dhe se ka shkuar në Maqedoni”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Arrestimin e deputetit Etem Arifi, Rrahmani e ka cilësuar të padrejtë.

    “Për ne është e padrejtë. Nëse ka pasur argumente ne e respektojmë drejtësinë por ne fatkeqësisht jemi viktimizuar. Në2se është Kosova për tu avancuar përpara duke arrestuar e dënuar njerëz të komuniteteve atëherë ne sakrifikohemi por jo të arrestohen peshqit e vegjël”, ka thënë ai.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

    Të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro.

    Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro.

    Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.