Një person ka raportuar se vajza e tij (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me një person tjetër dhe është duke bashkëjetuar me të.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 30.11.2022 rreth orës 22:36 në lagjen Fierajë, të Pejës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe është duke bashkëjetuar me të. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online