Policia ka arrestuar një person pasi që ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur në Gllogoc.
Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari u lirua me procedurë të rregulltë.
“Gllogoc 06.04.2023 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.