Në mesin e shumë spekulimeve që po qarkullojnë me të madhe në portalet shqiptare, javëve të fundit u ngrit një hipotezë sa i përket modeles Arta Nitaj.
Në media u raportua se ajo po shijon një romancë me aktorin e njohur, Romeo Veshaj. Shkas u bënë disa fotografi në të njëjtin vend të Artës dhe Romeos.
Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz.
E kush më mirë se vet Arta mund të tregojë të vërtetën?
Ajo zbuloi raportin e saj me Romeon, që siç pritej, nuk kishte lidhje me atë që thuhej në një pjesë të medias online.
“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë. Kam Romeon tim, unë Zhulieta” – u shpreh Arta për Prive.al.