Kreu i PD-së në Shqipëri Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme takimin e radhës me gazetarët, duke sqaruar 5 pikat e rimëkëmbjes së vendit sipas tij.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të zbatojë planin e rimëkëmbjes së PD që vendi të kalojë krizën që e ka kapluar vendin.
“Në planin me 5 pika rimbursim i ilaçeve do të lehtësonte, kush mendon për ta çfarë mase ka marrë Edi Rama për ta. Dy orë shfaqje gjithë ai kërcim pupthi në studio u bë për të shmangur përgjigjet se nuk rimburson pacientët e covd, taksat i rriti, çmimin e naftës e ka rritur, të dhënat tregojnë se shqiptaret janë në pikën më të ulët. Ekonomia është në krizë, 0 përgjigje, 0 masa, gjoba njësoj si autoblindat në rrugët e Tiranës nga një shfaqje , përpos 2500 testime, të merren masat dhe paratë për të rimbursuar të sëmurët me covid. Sistemi shëndetësor vazhdon të jetë i pa mbështetur. Asnjë hap në rast të masave shtrënguese mijëra vogëlushë nuk munden që të mësojnë në distancë. Shkollat duhet të hapen, dezinfektmi nuk ndodh në mënyrë të rregullt. Ai nuk e vë ujin në zjarr e ha turpin me bukë, nuk ka paketë të vërtetë por vetëm pagesa të treta të katërta e të pesta”, tha Basha, raporton TCh