×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha: Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën e ndihmës njëri-tjetrit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme të atin e heroit të luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagami.

    Përmes një postimi në facebook me rastin e përkujtimit të festës së Pavarësisë, Basha kujton gjithashtu 23-vjetorin e shfaqjes për herë të parë të UÇK-së, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.Ai ka theksuar se me 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

    Postimi i plotë:Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.
    Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

    Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim.Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë pasdites, Ana dhe Anisa janë përplasur me fjalë. Teksa Ana e pyeste se a ka diçka Anisa personale me të, ajo...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.