×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha rrëfen bisedën me Bushin për pavarësinë e Kosovës: Më tha se “jam qitës më i shpejtë se Putini”

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Lulzim Basha ka zhvilluar një Podcast në Prekaz, nga Kulla e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Basha ka rrëfyer lidhjet e tij me Kosovën si dhe kohën kur punonte për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së.

    Basha ka sjellë edhe raportet e tij si dhe bisedat me presidentin amerikan George Bush. Teksa fliste për vizitën e Bushti në Tiranë në vitin 2008, Basha ka treguar se si presidenti amerikan e njohu palën shqiptare mbi qëndrimin që SHBA-ve që do të mbanin për pavarësinë e Kosovës.

    Basha ka perifrazuar edhe batutën e presidentit Bush, i cili sipas Bashës, e shihte veten dhe presidentin rus Vladimir Putin, në një ballafaqim të ngjashëm me atë të kaubojsave.

    “Ardhja e Bush-it në Tiranë, në 10 qershor të 2007, ishte një ngjarje e përmasave historike. Ne kemi abuzuar shumë me fjalën “ngjarje historike”, por ishte e tillë, jo për faktin e thjeshtë që ishte vizita e parë e një presidenti në detyrë në Shqipëri, sepse shumë ish-presidentë kanë ardhur pasi kanë mbaruar detyrën, por sepse erdhi me dy lajmë të mëdha, përfundimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe kumti i famshëm “koha është tani” për pavarësinë e Kosovës. Ka qenë një takim i mbushur me emocione të jashtëzakonshme. Mbaj mend që në takimin dypalësh me delegacionet, sigurisht në krye të vendit ishte ulur presidenti Bush, miku i nderit, ishte kryeministri Berisha, ishin delegacionet në të dyja anët, dhe mbaj mend nervozizmin në kufijtë e ankthit të disa anëtarëve të delegacionit, kryesisht të krahut të Departamentit të Shtetit dhe aparatit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, sepse Bushi ishte jashtëzakonisht i lirshëm në komunikim.

    Gjëja e parë që tha është “shiko kjo puna e pavarësisë së Kosovës është zgjatur shumë, unë mendoj ta bëjmë tani, si thua, ta bëjmë tani?!”.

    Dhe pashë që u tendosën anëtarët e delegacionit, në veçanti këta të diplomacisë, sepse ishte një proces koordinimi. Tani, nëse Bush e kishte këtë një formë kortezie për të treguar nga njëra anë që Amerika e ka ndarë mendjen dhe do realizohet, dhe që priste atë që tha, që duhet koordinuar me BE-në apo jo, këtë nuk do ta marrim vesh ndonjëherë.

    Por fakti është që në atë moment ne ishim të gjithë të çliruar, të gjithë me flatra. Dhe në këtë moment u çlirua edhe ana tjetër e delegacionit amerikan, sepse u kuptua që do të kishte një trajektore koordinimi, siç edhe ata dëshironin.

    Mbaj mend një pjesë tjetër të bisedës, që vërtitej rreth Putinit, në një moment thotë “me Rusinë kjo punë ka për të vazhduar kështu siç ka nisur”, dhe përdori këtë shprehje, “se unë dhe Vladi (e kishte fjalën për Putinin), po shikohemi sy më sy për këtë punën e Kosovës”, si dy kaubojsa tha, dhe po shikojmë se kush është ai që po tërheq i pari pistoletën. Pastaj bëri një lëvizje dore dhe tha “I’m a quick shot” (jam qitës më i shpejtë), qeshëm të gjithë. Një moment relaksues por edhe përmbushës. Gjysmë ore më vonë doli tha “Time is noë” (koha është tani).

    Provokoi reagime se “kjo ishte një deklaratë e njëanëshme, lëvizjet unilaterale nuk ndihmojnë”, etj. etj., dhe që ne, diplomacia shqiptare, e ktheu në favor, dhe tha që as bllokimet unilaterale nuk ndihmojnë, duke iu referuar bllokimit që Rusia po i bënte një procesi që natyrshëm po vinte drejt fundit”, ka treguar Basha./rtsh.al/

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti për tri vite mandat,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy dje, ka folur edhe për procesin...
    Lajme26 Qershor 2024
    Sot do të jetë përballja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Përballja e tyre po...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosja. Kurti shkoi për ta uruar personalisht Qosjen për ditëlindjen...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25 vjetorit të misionit...
    Sport25 Qershor 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka mund të kapërcejë rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë çmime Lojtari i Ndeshjes në Kampionatin Evropian...
    Lajme25 Qershor 2024
    Gjatë ditës një vajzë ra në një pusetë të hapur në qendër të Prishtinës – saktësisht tek ‘New Born’. Menjëherë pas raportimeve...
    Lajme25 Qershor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra “tronditëse” kur ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova....
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.