×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha: Rama ka vite që s’dëgjon qytetarët, por oligarkët

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një bashkëbisedim me gazetarët, ku theksin e vuri tek situata socio-ekonomike në Shqipëri.Lideri i opozitës tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka dëgjuar planin e propozuar nga Partia Demokratike për të përballuar krizën ekonomike, të shkaktuar nga Covid-19.

    “Në fakt unë e besoj se ai nuk e ka dëgjuar këtë plan, sepse nuk ka ditë, javë, por vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës dhe s’u ka mbetur asnjë alternativë për të ushqyer fëmijët e tyre.

    Nuk dëgjon sipërmarrjen, nuk dëgjon mjekët. Nuk dëgjon mësuesit, nga të cilët ditë përditë marrim qindra masazhe për gjendjen katastrofike të higjienës në shkolla. Nuk dëgjon shqiptarët që ditë për ditë nga terminali mbushin autobusët. E kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, natyrisht që nuk dëgjon as planin tonë. Edi Rama dëgjon vetëm zërin e oligarkëve të tij që kërkojnë para, dhe nuk kthen asnjë përgjigje për përgjegjësinë e tij politike dhe kriminale. Lekët që ua mbledh me pikatore familjeve në nevojë ua jep me lopatë iceneratorëve vetëm një javë më parë”, tha Basha.

    Duke kritikuar qeverinë shqiptare për mosmarrjen e masave të duhura në tejkalimin e situatës së vështirë, kryedemokrati Basha listoi sërish planin me pesë pika të PD-së.

    Ai u shpreh se ky plan nuk është plan elektoral, por një ndihmesë për të evituar thellimin e mëtejshëm të krizës socio-ekonomike.“Ky nuk është plan elektoral, por është një plan për të ndihmuar njerëzit”, tha Basha.

    Më tej, Basha u shpreh se milionat që shkojnë për iceneratorët nuk duhen cilësuar vetëm si aferë korruptive që duhet të ndëshkohet nga Kodi Penal, por si një aferë e pastër kriminale. Për kryetarin e PD-së hetimi i aferave korruptive të iceneratorëve është prova më e madhe e drejtësisë së re.“Kjo nuk është një aferë vetëm korruptive, por është kriminale. Afera e iceneratorëve është pastrimi i parave të pista. Ky është testi më madh i drejtësisë së re”, tha ai. /euronews/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Një hetim për krimin e “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të brigadës kërkimore Bonneville me mbështetjen e seksionit...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Debatet në komisionin hetimor për shëndetësinë në Shqipëri kanë zgjatur për rreth 9 orë të martën, ku në mbledhjen e sotme ish-ministri...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.