Kreu demokrat Lulzim Basha, është përgjigjur për herë të parë në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama për rolin e tij në UÇK dhe raportin e Dick Marty.
“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh kovidin, të shpëtosh ekonominë e të ndihmosh qytetarët, përhap gënjeshtra kundër meje. Harxhon kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve dhe ekonominë. Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme. Ti gënjen sepse nuk mban dot asnjë premtim. Ti di vetëm të rrënosh ekonominë. Ti vizaton, rri në Instagram, unë kam vënë jetën në shërbim të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. Me gënjeshtrat e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua. Do të investoj çdo minutë të kohës time të të mposht në zgjedhje. Bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për t’u dhënë një shpresë të re njerëzve”, u shpreh Basha.