×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bartja e ndërmarrjeve publike në Fondin Sovran, eksperiment shqetësues për ekonominë e Kosovës

    FrontOnline
    24 Maj 2023

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se së shpejti ndërmarrjet publike do të barten në Fondin Sovran të Kosovës. Kjo, sipas tyre, do të rriste mundësinë për investime. Por, njohës të ekonomisë vlerësojnë se ndërmarrjet publike janë më shumë një barrë e shtetit sesa kontribuues të shtetit.

    Bartja e ndërmarrjeve publike në Fondin Sovran, do të ishte një eksperiment shqetësues për ekonominë e vendit. Duke folur për Radio Kosovën njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerëson se në draftimin e Fondit Sovran kanë qenë të involvuar më shumë ekspertë të jashtëm sesa vendorë, fakt që sipas tij, nuk i njohin mirë parametrat ekonomikë të Kosovës.

    “Përmes fondit sovran do të hapet kutia e Pandorës për sa i përket ndërmarrjeve publike, në veçanti Trepçës dhe e treta sot ndërmarrjet publike shumë më tepër janë barrë e shtetit sesa kontribuues të shtetit, prandaj në këtë drejtim, besoj se një eksperiment i tillë do të jetë mjaft shqetësues. Po i shihni efektet që i ka negative, e shikoni se çfarë është duke ndodhur në KEK, Trepçë, KOSTT e shumë ndërmarrje të tjera?! Prandaj depolitizimi është rruga kryesore dhe jo centralizimi. Nuk mund të ketë zhvillim pozitiv me politika majtiste”, konsideron Gërxhaliu.

    Sipas planifikimeve të qeverisë, Fondi Sovran do të jetë një fond i pavarur, i cili nuk do t’i japë përgjegjësi as Kuvendit dhe as Qeverisë. Kjo situatë, sipas përfaqësuesit të bizneseve, Agim Shahini, na sjellë në një pozicion të pafavorshëm.

    “Për shkak se nuk i japin asnjë përgjegjësi përveç vetes dhe ata nuk mund të krijojnë strategji se cilat ndërmarrje dhe si duhen që fondet të shpërndahen nëpër ndërmarrje. Sipas këtij ligji, ndërmarrjet publike nuk do t’i marrë të gjitha Fondi Sovran, por disa nga to. Dhe kjo neve na thotë se ai do të jetë një fond, i cili do të përcaktojë se kënd ta marrë, kë të zhvillojë dhe kë të financojë dhe këtu mendoj se duhet të jetë një ndërhyrje edhe te menaxhimi, te klasifikimi dhe te përgjegjësia”, tha ai.

    Ndryshe, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete të tjera do barten nga Qeveria në Fondin Sovran,  që sipas tyre, do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Më 7 maj, është mbajtur konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Dhe sipas Qeverisë, konsultimet publike tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri. “Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.