×
  • Lajme
  • Lajme

    Barduani në takim me Kurtin: KFOR-i po punon që të ulen mundësitë e veprimeve që çojnë në tensione

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanin.

    Në takim, siç njofton KFOR-i, komandanti ka nënvizuar se misioni që ai drejton do të vazhdojë të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    Ai përsëriti mbështetjen e plotë të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e konsideroi si “platformën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, duke shtuar se “kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, raporton Klankosova.tv.

    Gjeneralmajor Barduani vuri në dukje gjithashtu angazhimin e tij të palëkundur për të nxitur unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, në mënyrë që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet mundësia për veprime që mund të çojnë në tensione.

    “Kjo është ajo që do të mbështesë të gjitha përpjekjet e mia dhe të gjitha aktivitetet e përditshme të KFOR-it, siç dëshmohet nga motoja e KFOR-it ‘UNITAS OMNIA VINCIT’”, tha Barduani.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Më 2 nëntor kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, do të shpalosë programin qeverisës. Konventa e PDK’së...
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për “skandalet në Korporatën Energjetike të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës. As në këtë seancë, deputetët...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë organizuar të enjten ekspozitën fotografike “Bota kujton Srebrenicën”...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nisur ditën me një video informuese në iniciativën për rikthimin e tokave që janë nën menaxhimin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua terrorist nga institucionet atje. Pesë persona u vranë, dhe mbi 20...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njfotuar se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Lumbardh Salihu ka aderuar nè kètè parti. Përmes një postimi në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e djeshëm terrorist në Ankara. Ai ka thënë se ky është sulm kundër paqes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.