Njëri nga këngëtarët më aktiv me projekte muzikore, së fundi është Bardhi.
E inspirimin për këtë e merr nga emrat e rep artistëve shqiptarë.
Këtë e zbuloi vetë, teksa ishte i ftuar tek emisioni “Më lër të flas”.
Ai ka thënë se janë artistët, Unikkatil, Mc Kresha, Lyrical Son e Ledri Vula, ata që e kanë inspiruar atë që kur ishte fëmijë.
“Unikkatilin e kam dëgjuar shumë si fëmijë, Mc Kreshën, Ledrin, Festimin (Lyrical Son). Krejt këta që janë sot.”, u shpreh Bardhi.
Së fundi ai ka paralajmëruar se ka gati edhe katër këngë deri në fund të vitit, madje ka zbuluar se tri nga ato janë bashkëpunime.