Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.
Pas ndeshjes, në “Todor Proeski”, ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi e ka komentuar sfidën e sotme.
“Këto ndeshje janë shumë të rënda, si psiqikisht ashtu edhe fizikisht. Ne i patëm shanset tona i realizuam, Kosova i kishte rastet nuk i shënoi”, deklaroi Bardhi.
“Unë do të doja me cek edhe me lojtarët e tjerë, futbolli është respekt, po të fitonte Kosova do të gëzohesha shumë, në fund të fundit jemi të njëjtë”, shtoi ylli i Levantes.