Kënga “Malli” e Bardhit ka arritur rekorde shikueshmërie në rrjetin social “TikTok.
Për këtë sukses, artisti ka falënderuar fansat e tij duke ua bërë atyre edhe një dhuratë, shkruan lajmi.net.
Duke paralajmëruar këngën e re, ai ka thënë se do të dhurojë një pushim në Maldive për çiftin që arrin të ketë më së shumti klikime në videon e tij/saj në TikTok me tingujt e kësaj muzike.
“Hala ma shpejt vi për ju me një kang që e kam shumë perqefi shumë Happy. Në këtë videoprojekt, 1 javë kush e bon videon ma të shikum dhe më të mirë në TikTok do e bëjmë një dhuratë pushim në Maldive për çiftin apo duetin e personave në video”, ka shkruar Bardhi në Instastory.