-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bardella thërret francezët të dalin në protesta për Le Pen pas dënimit

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar”, Jordan Bardella, ka ftuar francezët të mblidhen këtë fundjavë për të protestuar kundër ndalimit të udhëheqëses së partisë, Marine Le Pen, që të kandidojë për poste publike për pesë vitet e ardhshme. Thirrja ka ardhur pas vendimit të një gjykate në Paris, e cila shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian për financimin e partisë së saj.

    Le Pen u dënua me ndalim të kandidaturës për poste publike për pesë vjet, si dhe me katër vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë. Megjithatë, dënimi me burg dhe gjoba nuk do të kenë efekt derisa të përfundojnë apelimet që Le Peni mund të paraqesë.

    Ky vendim është një goditje e madhe për Le Penin, një nga figurat më të njohura të politikës franceze, e cila ka qenë për një kohë të gjatë udhëheqëse e “Tubimit Kombëtar” dhe ka udhëhequr sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

    Përmes një deklarate për radion Europe 1 dhe televizionin Cnews, Bardella ka shprehur shqetësimin e tij: “Besoj se sot francezët duhet të jenë të indinjuar dhe unë u them: Jini të indinjuar”, duke shtuar se partia do të organizojë protesta paqësore dhe demokratike këtë fundjavë.

    Pas shpalljes së dënimit, mediat kanë spekuluar për mundësinë që Bardella të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2027, por Le Pen ka theksuar se do të apelojë vendimin dhe nuk do të lejojë që të eliminohet nga gara presidenciale në këtë mënyrë.

    Le Pen, e cila ka garuar tri herë për postin e presidentit, ka bërë të qartë se zgjedhjet e vitit 2027 do të jenë të fundit ku do të paraqesë kandidaturën e saj, transmeton Klankosova.tv.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Në një tubim qytetar të mbajtur në qytetin Çaçak të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, janë...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot në qytetin e Elbasanit kandidatët për deputetë të koalicionit PD – Aleanca për...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Me vendosjen e luleve dhe nderimin e viktimave në Urën “Suada dhe Olga”, u shënua 33-vjetori i fillimit të rrethimit të Sarajevës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Tarifa bazë prej 10% e Donald Trump hyri në fuqi dje, duke goditur Mbretërinë e Bashkuar së bashku me shumë vende të...
    Lajme06 Prill 2025
    Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët ndër shekuj, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë mbajtur fort për njëri-tjetrin dhe për flamurin,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, si pasojë e shembjes së dheut që ndodhi në një vendpunishte në lagjen...
    Lajme06 Prill 2025
    Mot krejt ndryshe ishte dje, por sot që nga mëngjesi në Prishtinë reshjet e borës nuk janë ndalur. Situatë e njëjtë është...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Fillimisht shok pas vendimeve të Trump, tani po zgjohet protesta kundër presidentit amerikan Trump e këshilltarit, Elon Musk. Dhjetëra mijëra vetë dolën...
    Lajme06 Prill 2025
    Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se vendimet e shpeshta dhe të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.