×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi i reagojnë ashpër UEFA-së

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Tri klubet e mëdha evropiane, Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi kanë reaguar ashpër ndaj UEFA-së në lidhje me Superligën evropiane.

    Tri klubet në fjalë kanë vendosur që të mos largohen nga ky kompeticion, derisa nuk e përjashtojnë mundësinë e dialogut, shkruan FrontOnline.

    Nëntë klube nënshkruan dje për largimin nga Superliga duke iu bashkuar prapë UEFA-së, por tri klube po hezitojnë.

    Madje, këto klube kanë hedhur akuza ndaj shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.

    Komunikata e Juvestusit, Barcelonës dhe Real Madridit:

    Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA më 7 maj për Super Ligën dhe për pozicionin e marrë nga 9 prej klubeve të saj themeluese, FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi deklarojnë si në vijim:

    Klubet themeluese kanë pësuar, dhe vazhdojnë të pësojnë, trysni, kërcënime dhe fyerje të papranueshme nga palët e treta për ta braktisur projektin dhe në këtë mënyrë të heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të ofruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme sipas sundimit të ligjit dhe tribunalet tashmë kanë vendosur në favor të propozimit për Super Ligën, duke i urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n, qoftë drejtpërdrejt apo përmes organeve të lidhura me to, që të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund ta pengojë këtë nismë në çfarëdo mënyre gjatë kohës që procedurat gjyqësore janë pezull.

    Projekti i Super Ligës është hartuar në mënyrë të përbashkët nga 12 klubet themeluese të saj: a) Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për gjendjen e tanishme të paqëndrueshme në industrinë e futbollit. 12 klubet themeluese i kanë ndarë të njëjtat shqetësime – njësoj siç bëjnë palët tjera në futbollin evropian -, sidomos në kontekstin e tanishëm socio-ekonomik, që reformat strukturore janë të domosdomshme për t’u siguruar që sporti ynë të mbetet tërheqës dhe të mbijetojë në aspektin afatgjatë. Për këtë qëllim, më 18 prill, ato e bënë të ditur vullnetin e tyre për ta krijuar Super Ligën dhe për të formuar një kanal komunikimi me UEFA-n dhe FIFA-n, në një frymë konstruktive të bashkëpunimit mes palëve, siç u njoftua secila prej tyre në atë datë“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport10 Nëntor 2024
    Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, beson se djali i tij mund të fitojë disa Topa të Artë dhe madje e krahasoi...
    Sport10 Nëntor 2024
    Trajneri Valmir Fetiu thotë se vajza të cilin e ka prekur me dorë është vajza e tij, Valina dhe që nuk e...
    Sport10 Nëntor 2024
    Skena të pabesueshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së për djem dhe vajza, ku një nga trajnerët e kombëtares së Kosovës...
    Të tjera
    Lajme10 Nëntor 2024
    Një zjarr i madh shihet në autostradën Prishtinë-Prizren raporton FrontOnline Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Lajmi në përditësim.   Video: 978F3817-4C95-4D4B-98E6-76DA09C9B68E
    Lajme10 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka thënë se në vend të keqpërdorimit të ministrisë së Jashtme dhe Ambasadave për fushatë zgjedhore,...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Drenasi është “shpallur” kampion i transparencës buxhetore. Të paktën, kështu bën me dije i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, transmeton Klankosova.tv....
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtare me qëllim marrjen e masave të nevojshme bazuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Ushtari i FSK-së, Gentrit Bilalli, ka treguar muhabetin e fundit, pak orë para se Liman Musliu të humb jetën tragjikisht duke punuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se LDK ka vendosur standard shumë të lartë me përzgjdhjen e kandidatëve për deputetë nga Prishtina. Ai uron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.