Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka paguar më në fund të gjithë dëmshpërblimin që i detyrohej trajnerit spanjoll, Quique Setien.
Sipas gazetës Marca, Barcelona më në fund i ka paguar trajnerit Quique Setien kompensimin e tij të plotë.
Katër vjet më parë, Barcelona shkarkoi Setien pas një serie rezultatesh të dobëta, që kulmuan me humbjen 8-2 ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. Klubi vendosi të shkojë në një drejtim tjetër me Ronald Koeman që zëvendësoi Sietien në verën e vitit 2020.
Megjithatë, Setienit i detyrohej ende një pjesë të tarifës së tij të kompensimit pasi u shkarkua pasi i kishin mbetur edhe disa vite në kontratën e tij me Barçën.
Tarifa totale e ndarjes nga puna për Setien në atë kohë ishte 4 milionë euro dhe Barça ra dakord me trajnerin për të paguar kompensimin në gjashtë këste me kompensimin përfundimtar të paguar këtë javë në shtator 2024.
Barça i ndau 4 milionët borxh Setienit në gjashtë këste, që do të thotë se ata i kishin paguar nga 666 mijë euro në gjashtë raste të ndryshme.
Setien u emërua si menaxher i Barcelonës më 13 janar 2020, duke zëvendësuar Ernesto Valverden e shkarkuar. Ai menaxhoi 25 ndeshje të Barçës gjatë shtatë muajve të tij në krye të ekipit. Ai nuk fitoi asnjë trofe gjatë asaj periudhe.
Trajneri spanjoll deklaroi se do ta dërgonte Barçën në gjykatë pasi ta shkarkonin, por klubi e zgjidhi çështjen jashtë gjykatës në fund. /Telegrafi/