Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 3-3 me Levanten
Mysafirët nga Katalunia krijuan të parët epërsinë me Lionel Messin në minutën e 25-të për ta dyfishuar më pas Pedri tetë minuta më vonë.
Në pjesën e dytë të lojës nikoqirët filluan furishëm duke arritur fillimisht ta ngushtojnë avantazhin me Meleron në minutën e 57-të e më pas dy minuta më vonë edhe ta barazojnë atë në 2-2.
“Blaugrana” e rikthyen epërsinë pas më shumë se një ore lojë me Dembelen, por megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan sërish për epilogun përfundimtar shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt me Leon.
Vlen të theksohet se Enis Bardhi luajti për 61 minuta me Levanten.
Barcelona me këtë barazim është në vendin e dytë me 76 pikë dhe lëshoi rast të artë të kalonte në vendin e parë.
Ndërkohë që Levante është e 13-ta me 40 pikë.