Sot 6 vjet më parë në një aksident fatal me motoçikletë u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare këngëtari i njohur nga Shqipëria, Ergi Dini.
Të pikëlluar me lajmin tragjik ishin që të gjithë publiku, fansat, miqtë dhe familjarët e të ndjerit, e sidomos e motra, këngëtarja Barbana Dini, e cila e kujton të vëllanë shumë shpesh në mediat sociale.
Një dedikim rrëqethës për Ergin nga e motra Barbana nuk kishte se si të mungonte edhe në përvjetorin e gjashtë të vdekjes së tij.
“Nëse do më pyesnin cila është dita më e keqe e jetës time, do thoja është pikërisht kjo datë! Dita kur ti ike nga kjo jetë, padrejtësisht! Kanë kaluar 6 vite, kur e mendoj më duket si dje sepse dhimbja është çdo ditë e njëjtë, aty dhe vetëm shtohet! Nga ana tjetër kanë kaluar 6 vite dhe më duken sikur kam 600 vite mbi supe. Dhimbje, mall dhe boshllëk pafund! Ikja jote është ajo gjë për të cilën nuk gjeta, as nuk do gjej dot kurrë ngushëllim dhe kjo ma bën shpirtin copash çdo ditë! Sa gjëra do doja të ndaja me ty. Nuk kam fjalë, nuk di ta përshkruaj çfarë ndjej, vetëm di që është gjëja më e vështirë që njeriu mund të provojë. Pusho në paqe ëngjëlli im, brenga ime më e madhe! Je aty në çdo mendim timin çdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shtrihem të fle”, ka shkruar Barbana.