Superylli i muzikës botërore, Rihanna, u shpall të hënën në qytetin e saj të lindjes, Bridgetown, si pjesë e festimit të shpalljes së Republikës së Barbados si heroina kombëtare e atij kombi ishullor të Karaibeve.
Përballë një turme të llastuar, kryeministrja Mia Mottley uroi 33-vjeçaren Rihanna për titullin e heroinës kombëtare të Barbados.
“Të vazhdosh të shkëlqesh si një diamant dhe të jesh krenaria e popullit tënd me veprat dhe veprimet e tua”, i tha Mottley, Rihanna-s, duke iu referuar këngës së saj hit të vitit 2012 ‘Diamonds’./FrontOnline/