Ka përfunduar ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës e zhvilluar në pasditën e sotme.
Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, në Baku, Uellsi dhe Zvicra janë përballur sot, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për grupin A u mbyll baras 1:1.
Tashmë, faqja e specializuar për vlerësime ka publikuar notat e futbollistëve.
Më i vlerësuari ishte sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo me notën 8.5, kurse më i dobëti ishte Gareth Bale i Uellsit me 6.0.
Tutje, Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.3, kurse Xherdan Shaqiri me notën 7.4./FrontOnline/