Milani e ka marrë një rezultat zhgënjyes në elitën e futbollit italian, Serie A.
Në kuadër të javës së 29-të, “Rossonerët” janë përballur me Sampdorian, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” u mbyll baras 1:1.
Për mysafirët realizoi Quagliarella në minutën e 57-të, kurse për vendasit shënoi Hauge në minutën e 87-të.
Ndryshe, Sampdoria luajti pa një lojtar prej minutës së 59-të kur Silva u ndëshkua me karton të kuq.
Pas 29 javësh, Milani ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 60 pikë, kurse, Sampdoria në vendin e dhjetë me 36 sosh./FrontOnline/