-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu: Vonesat janë në kuadër të ligjit, qytetari i vendosi në pozicion jo të mirë partitë politike

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe zvarritje së këtij procesi.

    Sipas Baraliut, kandidatët kanë të drejtë për të bërë ankesa rreth rezultatit zgjedhor.

     

    ‘’Subjektet politike dhe disa kandidatë të subjekteve politike, në bazë të bindjes së tyre, në bazë të rezultateve që kanë marr qoftë në Kosovë apo diasporë dhe diçka sipas tyre nuk ka shkuar më së miri dhe kanë të drejtë të verifikojnë dhe të luftojnë për çdo votë të tyre’’, thotë ai.

    Baraliu, deklaron se lufta që po bëhet për çdo votë është krejt legjitime dhe normale e korrekte dhe po zhvillohet brenda afateve ligjore.

    ‘’Lufta që po bëhet për çdo votë është krejt legjitime dhe normale, korrekte dhe e drejt dhe po zhvillohet brenda afateve ligjore, të cilat i lejon ligji dhe Kushtetuta. Nuk kemi zvarritje të qëllimshme, jashtë Kushtetueses ose frymës kushtetuese, apo ligjit, por brenda afateve’’ thotë ai për FrontOnline.

    Vonesa e krijimit të institucioneve/ Analistët: VV-ja e zvarritë procesin derisa të “blejë” deputetë nga opozita

    Sipas tij, edhe me ligj parashihet një gjë e tillë e ankimimit dhe kjo po ndodhë.

    ‘’Parashihet me ligj që pas publikimit të rezultateve, palët mund të kenë ankimet e tyre dhe kjo po ndodhë, a ka apo nuk ka qëllime për zvarritje sepse kjo është çështje që mund ta paragjykojmë dhe ta vërtetojmë’’ shprehet Baraliu për FrontOnline.

    Ish-kreu i KQZ-së, potencon se qytetari i ka lën në pozicion të pa lakmueshëm partitë politike.

     

    ‘’A ka ndonjë entuziazëm qoftë nga opozita apo pozita për të themeluar dhe formuar Qeverinë, në këto rrethana dhe në këtë pozicion që qytetari i vendosi, një gjë e tillë edhe mund të konkludohet se ashtu është ashtu, por jo në mënyrë kategorike’’ thotë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar vëllezërit dhe...
    Lajme22 Mars 2025
    KFOR ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët italianë duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut, pranë kufirit me Serbinë. Në një shkrim...
    Lajme22 Mars 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait të tij Haxhi Thaçi, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të...
    Sport22 Mars 2025
    Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim drastik që ka bërë së fundmi...
    Vip22 Mars 2025
    Mesa duket nuk ka qenë një natë e rehatshme për banoret e ‘Big Brother VIP Albania’. Në orët e para të mëngjesit...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të...
    Lajme22 Mars 2025
    Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë. “Është mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.