×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu tregon a ka të drejtë Vjosa Osmani të shkarkojë Valdete Dakën

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka folur rreth deklaratave të fundit të Vjosa Osmanit, ushtruese e detyrës së presidentit. Osmani, nëpërmjet një video-adresimi tha se po abuzohet me KQZ’në dhe se një gjë të tillë nuk do ta lejojë të vazhdojë më tutje. Komentet e Osmanit erdhën pasi KQZ nuk certifikoi disa parti politike, përkatësisht lista të deputetëve përfshirë atë të VV’së në të cilën Osmani garon për deputete.

    “Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre”, tha Osmani.

    Por a ka të drejtë Osmani të shkarkojë Valdete Dakën, nga pozita e të parës së KQZ’së?

    Ja çfarë thotë Baraliu.

    “Çështjen e kompetencave të ushtruesit të detyrës së presidentit, Gjykata Kushtetuese në një vendim të saj e ka caktuar çka mundet dhe çka s’mundet. Aty janë të qarta por parimisht, në fakt çdo gjë që nuk është paraparë në atë vendim, i cili e zëvendëson Kushtetutën, nuk mund të bëhet, nga ushtruesi i detyrës për arsye se thjesht nuk janë paraparë detyrat me Kushtetutën e tanishme taksativisht detyrat se çka duhet të bëjë ushtruesi i detyrës përveçse afatit gjashtë mujor të zëvendësimit. Nuk është e qartë, nuk është përpunuar sa duhet kjo çështje në Kushtetutë’, theksoi Baraliu për T7.

    Pas një mbledhjeje maratonike me shumë debate dhe tensione, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi listat zgjedhore me emrat për deputetë të subjekteve politike, Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

    Kjo për faktin që në listat e këtyre partive politike figuronin akoma emra që kanë probleme me ligjin, apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë para pak minutash ka tronditur qytetarët e Klinës. Një person ka mbetur i vrarë në një lokal pas...
    Kronika13 Nëntor 2024
    Një person dyshohet se është vrarë sot në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi....
    Lajme13 Nëntor 2024
    Organizata ETEA e ka quajtur fushatë deziunformuese diskutimin e ditëve të fundit rreth përmbajtjes së doracakëve të mësimdhënësve për edukim seksual. Përmes...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjise, me anë të një komunikate për media kanë informuar se do të rishikohen doracakët në lidhje...
    Sport13 Nëntor 2024
    Mediat në Pragë nuk janë aspak të qeta. Kombëtarja e Çekisë do të luajë këtë të shtunë në Tiranë ndaj Shqipërisë, dhe...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt në të cilën ka:– Dhënë mendim mbështetës lidhur me Nismën Legjislative të...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, e siguroi NATO-n të mërkurën se administrata e presidentit Joe Biden do të forcojë mbështetjen për...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e shkatërron familjen. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.