Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka folur për “Front Online” pas dështimit të formimit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve, duke e cilësuar situatën si një përpjekje të pashembullt për të bllokuar vetveten dhe shtetin.
Ai tha se brenda 48 orëve duhet të thirret një seancë e re.
“Duhet brenda 48 ore të thirrët seanca tjetër dhe të vazhdojnë betejat politike mes opozitës dhe pozitës, kjo është e pashembullt përpjekje për të bllokuar vetveten, shtetin, institucionet”, shprehet ai.
Sipas Baraliut, presidentja Osmani sipas nenit 84 mund të ketë një përgjigje, ndërsa në rast pakënaqësish, çështja mund të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Meqë Vjosa Osmani e ka caktuar me Kushtetutë këtë datë të seancës e ka kompetencën e ka kryer detyrën e saj, bazuar në nenin 84 të Kushtetutës një nga obligimet e autorizimet e presidencës është edhe kujdesi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e institucioneve shtetërore mund të ketë një përgjigje. Mund të shkojë edhe në Kushtetuese nëse ka pakënaqësi por mund të jetë një zvarritje e krijimit te institucioneve”, deklaroi Baraliu.
Dështimi i konstituimit të Kuvendit/ Juristët tregojnë se cilët janë hapat e radhës