×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu: Haxhiu nuk po shkon, Vetëvendosje do të duhej të propozojë kandidat tjetër

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Analisti politik dhe profesori universitar Mazllum Baraliu ka komentuar ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri, duke theksuar se përgjegjësia kryesore për të lëvizur procesin i bie Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese.

    VV e ka përgjegjësinë kryesore që ta bëjë hapin e parë. Pra, VV duhet të bëjë një marrëveshje politike për votimin e kryetarit që i takon VV-së, dhe VV të i votojë nënkryetarët partive të tjera që u takojnë,” ka deklaruar Baraliu.

    Ai ka kritikuar mënyrën se si po sillen partitë politike në raport me njëra-tjetrën, duke theksuar se mungesa e marrëveshjes dhe qëndrimet e ngurta po e dëmtojnë interesin publik.

    Vetëm kjo marrëveshje do të duhej të ndodhte, dhe jo siç po veprojnë kështu partitë mes vete. Dëshën ose jo, me këto inate po e bllokojnë formimin e institucioneve dhe kjo është papërgjegjësi për votuesit e tyre,” ka shtuar ai për FrontOnline.

    Sipas Baraliut, zgjidhja është e thjeshtë dhe e mundshme përmes një konsensusi bazik politik për një votim të ndërsjellë.

    Një marrëveshje politike duhet, për një votim. Ajo që shihet se që tri herë nuk po shkon ky kandidat, do të duhej që VV të propozojë ndonjë kandidat tjetër, por kjo nuk mund të imponohet,” ka theksuar ai.

    Baraliu ka sugjeruar një kompromis të qartë që, sipas tij, do të mundësonte zhbllokimin institucional.“Do të duhej të kishte zgjidhje që opozita të ia votojë kryetarin e Kuvendit VV-së dhe VV të ia votojë nënkryetarët e Kuvendit,” ka përfunduar ai.

    Jo Haxhiut, e po të tjerëve/ Nga refuzimi në marrëveshje – A do ta gjejnë partitë kandidatin e kompromisit?

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.