Ish-presidenti amerikan Barack Obama është shprehur krenar me fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Biden shërbeu si nënpresident në administratën Obama.
“Nuk mund të isha më krenar për të uruar presidentin tonë të ardhshëm, Joe Bide, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden”, shkruan Obama i cili gjithashtu ka uruar Kamala Harris, për zgjedhjen e saj historike.
“Në këto zgjedhje, në rrethana të paparapara më parë, amerikanët dolën në votime më shumë se kurrë. Kur secila votë të numërohet, presidenti i zgjedhur Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Harris do të kenë shënuar një fitore vendimtare dhe historike”, thotë ai.
Obama thotë se Amerika është me fat që do të ketë një president si Joe Biden.
“Kur ai të udhëheq me Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të përballet me sfida të jashtëzakonshme me të cilat nuk është përballur asnjë president më parë, një pandemi, një ekonomi dhe sistem i drejtësisë i pabarabartë dhe demokraci në rrezik”.
Obama tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle do të qëndrojnë pranë dhe do të mbështesin presidentin e ri amerikan.