Ish Presidenti Barack Obama tha se rezultatet e zgjedhjeve, me të dy kandidatët që marrin më shumë se 70 milionë vota secili, tregojnë se kombi është akoma i përçarë, gjë që nuk është një shenjë e mirë për demokracinë.
“Ajo që thotë është se ne jemi ende thellësisht të ndarë. Fuqia e asaj pikëpamjeje alternative botërore që paraqitet në media që ata votues konsumojnë ka shumë peshë”– tha ai për CBS në një intervistë të regjistruar paraprakisht, e cila u transmetua të dielën.
Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për këtë, Obama u përgjigj “Po. Është shumë e vështirë për demokracinë tonë të funksionojë nëse po veprojmë në fakte krejtësisht të ndryshme”
Presidenti i 44’të mbrojti rolin e tij aktiv duke bërë fushatë për Joe Bidenin, nënpresidentin e tij, duke thënë se rrethanat e garantuan atë që ta kritikonte publikisht pasardhësin e tij diçka që zakonisht nuk ndodh.
Për rëndësinë e një tranzicioni paqësor, Obama tha se: “Është një punë e përkohshme. Ne nuk jemi mbi rregullat. Ne nuk jemi mbi ligjin. Ky është thelbi i demokracisë sonë”.