Mbrëmjen e shkuar, Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të ashpër brenda shtëpisë së Big Brother. Teksa këngëtari e provokonte duke i thënë se duhet të dilte nga shtëpia, Antoneta nuk duroi dot më dhe i tha se ndihet nën presion.
Ajo u shpreh se ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia prej debateve me të.
Teksa Luizi ruante qetësinë, Antoneta u ngrit dhe u largua nga oborri, pa veten në pasqyrë dhe u kthye për t’i thënë që tani nuk i dalin më as lot.
Diskutimi:
Antoneta: Jam lodhur, kam gjithë këto ditë që përpiqem mos të të flas fare dhe ti ma nxin jetën.
Luizi: Merr valixhet dhe ik pra.
Antoneta: Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pret, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur e3rdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi.