Ajo çfarë habiti të gjithë, ishte konkurrenti i ri, Igli, i cili tha se lumturia më e madhe që ai ka përjetur deri tani në moshën 25-vjeçare ka qenë kur ai ka filluar t’i kuptonte prindërit e tij.
“Momenti më i lumtur ka qenë kur unë kam filluar t’i kuptojë prindërit e mi, gjë që ka ndodhur katër vite më parë. Historia është e gjatë, por që do ju tregoj një herë tjetër. Nuk mund të tregoj se me çfarë merren prindërit e mi, por që unë realisht kam katër nëna”, u shpreh ai, derisa të tjerët po e shikonin të habitur se çfarë po thoshte.
Igli, ishte banori i ri i cili u fut të martën, në natën e spektaklit, derisa ditën e nesërme do të futen edhe dy konkurrentë nga Kosova, Dj Dagz dhe Dj PM.