Duket se nominimi e ka nxjerrur në pah Edonin.
Ai po përfshihet më shumë në debate dhe po rrëfen më shumë nga jeta e tij.
Së fundi ai ka folur për fëmijërinë e tij dhe xhelozinë e madhe që kishte ndierë kur i kishte lindur vëllai.
Madje ai shokoi me deklaratën e tij teksa tha se kishte dashur ta mbyste me jastëk.
“Pasi kam qenë fëmija i parë prej të dyja anëve, jam mësu me më lazdru tepër shumë. Pastaj kur ka lindur vëllai, po i randë jam bo. Kam dashtë me e mbytë me jastëk, aq shumë domethanë… Kam bo tepër shumë skena”, ka thënë Edoni.