Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pak kohë para nisjes së spektaklit Prime, derisa konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lorik Shaqiri, i njohur si Blasta është djegur në “vend të keq”.
Rasti ka ndodhur derisa Artani ishte duke hekurosur një maicë që po ia mbante Blasta dhe në një moment hekuri e ka liruar avullin e nxehtë, i cili menjëherë i ka reaguar këtij të fundit, duke ia djegur pjesën që shihet në video.
Alaudin Hamiti ndërkohë ka konfirmuar se konkurrenti është rrugës për në spital pasi ka pësuar djegie, dhe se do të japë informacione më vonë rreth gjendjes së tij shëndetësore.