Banorët sot treguan se sa herë kanë rënë në dashuri.
Stresi tha se vetëm një herë ka qenë i dashuruar. Njëjtë u shpreh edhe Artani e Gresa, por kjo e fundit nuk ishte e sigurt se a ka qenë vërtet dashuri ajo që ka përjetuar.
“Një herë në jetë jam dashuruar, pasha këtë dritë. S’kam ditë çka është dashnia, kacafytje, maltretime, muzikë hip-hop, rrugë”, u shpreh Stresi.
“Unë një herë në jetë krejt, edhe tash me të jam. Edhe jam i lumtur që s’i kam dy”, tha Artani.
“Unë një herë, por s’di a ka qenë dashni… Ama kam bashkëjetu dy-tre vjet, amo s’besoj që ka qenë dashni”, u shpreh Gresa.
Ndërkaq Andi dhe Ana thanë se dy herë kanë rënë në dashuri.
“Unë dy herë. Hera e parë kur ia nisin me u bo fluturat për herë të parë, edhe hera e dytë kur jam rritë. Domethanë dy herë”, tha Ana.
Getinjo u shpreh se ende nuk di ta definojë se çka është dashuria, mirëpo, sipas tij, me aq sa e kupton, i bie që ka rënë disa herë në dashuri.
“Unë hala nuk mundem me definu konceptin dashni, e nëse është qysh unë mendoj, atëherë shumë herë”, u shpreh reperi.