Gjatë javës së kaluar, Kiara ka pasur një avantazh ku është njoftuar me informacione nga jashtë, ku kishte edhe deklarata kundër lidhjes së saj me Luizin.
Ndërkaq, në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania, është diskutuar se si kanë ndikuar këto informacione nga jashtë.
Kiara ka deklaruar se nuk e ka pritur një afërsi të tillë të Luizit.
“Nuk e di kam dyshuar se si do ta pres. Jo si do ta pres në kuptimin e keq por duke e marrë parasysh se është më emocional. Por, Luizi më ka qëndruar shumë afër dhe e ka kaluar shpejtë”, ka deklaruar Kiara.
Banorët janë pyetur edhe për mendimin e tyre se cili prej Kiarës apo Luizit mendojnë se do të shkojë më larg në lojë.
Shumica e banorëve kanë zgjedhur Kiarën, ndër ta edhe Qetsori, i cili ka thënë se Luizi nëse nuk shkon këtë javë në nominim, javën tjetër është më i rrezikuar.
I menjëhershëm ishte reagimi i Luizit i cili tha “sa humor kanë këta” duke ironizuar kështu me përgjigjet e banorëve.