Zyrtarët komunalë thonë se gabime në emërtim të rrugëve pati nga Komisioni i parë në 2013.
Kështu quhet kjo rrugë në fshatin të Ferizajt.
Ndonëse Vjollca është një emër luleje mjaft i zakonshëm, për banorët e kësaj lagjeje nuk ka ndonjë kuptim të rëndësishëm.
Ata të pakënaqur thanë për T7 se për ta emërtuar atë as nuk u pyetën e as nuk e dinë kush është Vjollca.
Në një fshat tjetër, banorët kanë poashtu një pakënaqësi që lidhet me emërtimin e rrugëve.
Banorët e fshatit Talinoc i Muhaxherëve thonë se tabelat janë dëmtuar nga materiali i dobët i tyre dhe nuk i kanë rezistuar kushteve atmosferike.
Por është edhe dikush tjetër që ankohet se Komuna nuk i vendosi fare emër rrugës ku ai jeton.
Kjo sipas banorëve të fshatit po shkakton edhe pasoja tjera, përfshirë mungesë të investimeve infrastrukturore.
Në Komunën e Ferizajt thonë se ankesat për emrat e rrugëve janë për Komisionin e vitit 2013.
Lulëzim Aliu, drejtor i Urbanizmit tregoi se procesi i emërtimit të rrugëve do të bëhet në vijim.
Sa i përket çështjes së zgjedhjes së emrit të një rruge, Aliu thotë se problematike ka qenë edhe dëshira për dominim të familjeve të caktuara.
Ndërkohë Ferizaji nuk është e vetmja komunë që ka pasur probleme në aspektin e emërtimit të rrugëve dhe pakënaqësive nga banorët.