Turistët dhe banorët duhet të bëjnë kilometra deri në Pejë për të marrë shërbime mjekësore.
Ndodhet më shumë se 50 kilometra larg Pejës.
Zona e Bogës, është njëra nga pjesët më të bukura turistike në vend.
Por, banorët e Bogës duhet të bëjnë këtë rrugë të gjatë deri në Pejë, sa herë që kanë nevojë të marrin shërbime shëndetësore.
Kjo pasi që qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Haxhaj të Bogës nuk është funksionale tash e disa vite.
Një tjetër banore shton se rruga e gjatë deri në Pejë, është pengesë për ata që kanë probleme shëndetësore.
Prej 10 vitesh, Qendra që u ndërtua si donacion nga Japonia nuk ofron shërbime mjekësore.
Banorët pohojnë se ky objekt po keqpërdoret nga të rinjtë e fshatrave përreth.
Për këtë çështje, është Komuna e Pejës që thotë se ka një plan rifunksionalizimi.
Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci që pohon se vitin tjetër kjo qëndër mjekësore do t’u vihet në shërbim banorëve.
Loci shton se objekti mund të keqpërdoret pasi është lënë në këtë gjendje.
Pos banorëveedhe për turistët e trevës së Rugovës është e nevojshme që të ketë shërbime mjekësore.