Banorët e rrugës “Jakov Xoxa” në lagjen Mat 1 kanë mbetur të bllokuar shkaku se një rrugë afër vendbanimit të tyre është duke u rregulluar.
Një banor i kësaj lagjeje ka dërguar fotot dhe ka treguar se askush nuk i ka njoftuar se do të bllokohet rruga këtë të diel.
Në këtë pjesë të Prishtinës ka disa javë që kanë nisur punimet në disa rrugë ndërsa ende nuk kanë përfunduar.
Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë përgjigje pse s’janë njoftuar banorët e kësaj lagje për bllokimin e rrugës.