×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e fshatit Shashkoc të Prishtinës që një muaj pa ujë të pijshëm (Video)

    FrontOnline
    11 Qershor 2024

    Ka një muaj që kur banorët e fshatit Shashkoc të Prishtinës përballen me mungesë të ujit të pijshëm, ndonëse temperaturat janë ngritur dukshëm, raporton portali “Front Online”.

    Banorët fajësojnë zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” se nuk po ua zgjidhë problemin, prandaj po detyrohen të mbushin ujë me bidonë te një krua i fshatit.

    “Katastrofë, hajni e madhe, nuk na furnizojnë me ujë ndonëse faturat na sjellin vazhdimisht”, ankohet një banor i Fshatit derisa bashkë me fëmijët e tij ka dalë për të mbushur ujë te një krua i fshatit.

    Në anën tjetër, zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku tha për “Front Online” se ka reduktime të ujit për shkak të dëmtimit të rezervuarit.

    Mjeku thotë se janë duke punuar që sa më shpejt të rregullohet kjo çështje.

    Kemi telashe me dëmtimin e rezervuarit si dhe të pompave që gjenden në atë fshat. Janë duke u marrë shërbimi i elektros dhe makinerisë që t’i rregullojmë pompat sa më shpejt”.

    Mjeku bëri të ditur se në këtë zonë të Prishtinës po planifikohet të ndërtohet një rezervuar i ri.

    Aty pas analizave të inxhinierëve tanë planifikohet që të ndërtohet një rezervuar i ri”./Front Online/

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.