Pas rrëmujës që shkaktuan Xheneta, Lelas dhe Anisa, banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova u zgjuan në mëngjes përballë një skene kaotike.
Në kuzhinë, dhoma e ndenjes, oborr e madje edhe banjo, ata u përballën me vizatime, mesazhe të shkruara në pasqyrë dhe mobilie të zhvendosura nga vendet e tyre.
Ishte Vullneti dhe Sara dy banorët të cilët u zgjuan të parët dhe që panë gjithë ‘hallakamën’, transmeton Klankosova.tv.
Reagimet ishin të ndryshme, nga të qeshura të nervozuara deri te habia dhe irritimi.
Për të parë më shumë, shihni videon e mëposhtme: