Sot (e premte) për një pjesë të madhe të banorëve që janë bërë 90 ditë që po qëndrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
‘Vëllai i madh’ me këtë rast ka organizuar për të gjithë një festë madhështore në pishinë.
Duke qenë se temperaturat kanë qenë mjaft të larta, konkurrentët kanë shijuar muzikë, kërcyer e larë së bashku.
Kjo ka bërë që të argëtohen në masë të madhe e të krijojnë situata të ndryshme me njëri-tjetrin.
Për të pasur një atmosferë sa më të mirë, ata kanë shijuar edhe muzikë nga një DJ.
Disa nga yjet që janë në shtëpi që nga fillimi: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Kiara Tito, Kristi Aliaj dhe Deamishel.
Atyre i është shtyrë qëndrimi brenda edhe për një kohë, gjersa çmimi final do të jetë 100 mijë euro.