Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Efi dhe Luizi dolën nga dhoma e izolimit dhe u bashkuan me pjesën tjetër të shtëpisë.
Vëllai madh i bën banorët brenda shtëpisë, të vendosin nëse ata do të lirohen, por 10 mijë euro bien nga çmimi i madh.
Ky vendim u votua nga shumica e banorëve, në këmbim të 10 mijë eurove.
Ndërkohë, pesë të tjerë, Olta, Amos, Dea, Tea dhe Xhoni votuan kundër nxjerrjes së tyre nga dhoma. Pasi votoi shumica, Amos reagoi ashpër. Duke iu drejtuar shumicës, ai tha që nuk dëshiron të dëgjojë askënd që ankohet për Luizin.
Nga ana tjetër, Olta i cilësoi banorët si mendjelehtë për vendimin që morën.