Banorët e Rugovës thonë se po iu bëhet e padrejtë tash e disa vite gjatë votimit. Kjo pasi trembëdhjetë fshatra të kësaj ane nuk kanë asnjë vendvotim.
Njëri nga banorët e kësaj ane, Besnik Lajqi ka thënë se banorët duhen të udhëtojnë deri në Pejë, mbi 30 kilometra për të votuar dhe jo të gjithë e bëjnë këtë rrugë për shkak se nuk kanë kushte.
“Lus KQZ-në që të na bën një zgjidhje në ditën e votimeve”, ka thënë ai.