Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë nisur të bëhen gati për sfidën ‘Talent Show’ të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ e që është krejtësisht ndryshe nga sfidat e kaluara.
Banorët do të organizojnë një ‘Talent show’, ku secili prej tyre do të shpërfaqë talentet që ka, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë spektakël të improvizuar, pjesë e jurisë janë Vullneti dhe Drenusha, të cilët do të kenë detyrën e për të vlerësuar performancat.
Po ashtu, do të ketë prezantues, e cila do jetë Gresa që do të drejtojë eventin dhe do të ndihmojnë në krijimin e një atmosfere argëtuese.
Për gjithë këtë shfaqje banorët kanë nisur përgatitjet. Por për të parë më shumë, klikoni videon në linkun më poshtë.