×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bankat pranojnë rekomandimin e Avokatit të Popullit për dhënie të kredive për pensionistë

    FrontOnline
    23 Tetor 2019

    Diskriminues e pati cilësuar institucioni i Avokatit të Popullit faktin që bankat komerciale nuk u japin kredi pensionistëve.

    Për këtë çështje me një raport të veçantë të nxjerrë në qershor të këtij viti, ku institucioni i kishte kërkuar Bankës Qendrore të Kosovës që t’ iu rekomandonte bankave komerciale që t’i rishikonin politikat kreditore, siç thuhet, me qëllim të parandalimit të diskriminimit ndaj qytetarëve të moshuar, përkatësisht pensionistëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se rekomandimin e Avokatit të Popullit ua ka përcjellë të gjitha bankave.

    “Pas rekomandimeve të dhëna nga institucioni i Avokatit të Popullit, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar politikat kreditore të bankave, të cilat, sipas ligjit, aprovohen nga bordet e drejtorëve të bankave. Bazuar në kompetencat, BQK-ja ka kërkuar nga bankat që të zbatojnë rekomandimet e institucionit të Avokatit të Popullit dhe tashmë jemi në përcjellje të zbatimit të këtij rekomandimi, i cili rekomandim është pjesë e fushëveprimit të ekzaminimit”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për gazetën. Sipas tyre, nga ekzaminimet që kanë bërë, rekomandimi i Avokatit të Popullit është zbatuar. Zbatimi i mëtejmë i këtij rekomandimi kanë thënë se do të përcillet edhe në ekzaminimet e tjera.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.