×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Banka Botërore: Kosova pritet të ketë rritje ekonomike në vitin 2021

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Rënia më e madhe në rajon është parashikuar në Malin e Zi me 12.4 për qind, në Kosovë me 8.8 përqind, në Shqipëri me 8.4 përqind, Bosnja e Hercegovina me 3.2 përqind dhe Serbi me 3 përqind.

    Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon që Maqedonia e Veriut ta përfundojë këtë vit me rënie të PBV-së prej 4.1 përqind, ndërsa për vitin 2021 dhe 2022 rritje prej 3.6%, gjegjësisht 3.5%.

    Kjo sot u njoftua në prezantimin online të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor numër 18.

    “Pandemia COVID-19 preku fuqishëm Maqedoninë e Veriut, me kufizime të lëvizjes, me ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe situatë të zgjatur të pafavorshme epidemiologjike, të cilat ndikojnë në perspektivat tashmë të pafavorshme ekonomike në vend. Si rezultat, vendi po përballet me recesionin më të thellë në dy dekadat e fundit, duke prekur të gjithë sektorët e ekonomisë, kështu që aktiviteti ekonomik parashikohet të bjerë me 4.1 për qind në vitin 2020”, tha Masimiliano Paoluçi – drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend në prezantimin e raportit.

    Sipas raportit, Maqedonia e Veriut nuk është vendi i vetëm i prekur, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një recesion, kështu që rritja rajonale parashikohet të bjerë me 4.8 përqind në vitin 2020, e cila është 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i prillit.

    Vala e dytë, më e fortë e pandemisë, e cila filloi në mes të qershorit, ka ngadalësuar rimëkëmbjen në rajon. Kufizimet e udhëtimit dhe masat sociale në distancë gjithashtu kanë kontribuar në ngadalësimin e rritjes në ato vende që janë më të varura nga turizmi, citohet në raport.

    Rënia më e madhe në rajon është parashikuar në Malin e Zi me 12.4 pë qind, në Kosovë me 8.8 përqind, në Shqipëri me 8.4 përqind, Bosnja e Hercegovina me 3.2 përqind dhe Serbi me 3 përqind.

    Vitin e ardhshëm, parashikohet rritje për të gjitha vendet, 6.9 përqind për Malin e Zi, 5 përqind për Shqipërinë, 3.7 përqind për Kosovën, 3 përqind për BeH dhe 2.9 përqind për Serbinë.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me kandidatë tjerë për deputet dhe me...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar se ka takuar ish lojtarin e KF "Prishtina", Sahit Kelmendin....
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Vip09 Janar 2025
    Loja ‘truth or dare’ ka bërë që banorët e shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ të bëjnë pyetje nga më të ndryshme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.